Endokrinologjia

Endokrinologjia është fusha e mjekësisë që merret me funksionimin e hormoneve dhe gjëndrave endokrine në trupin tonë. Hormonet luajnë një rol kyç në metabolizëm, rritje, riprodhim dhe mirëqenie të përgjithshme. Kur ka një çrregullim hormonal, ai mund të ndikojë në mënyrën se si trupi funksionon, duke shkaktuar probleme të ndryshme shëndetësore.
Tek Human+, ne ofrojmë diagnostikim të avancuar, trajtim dhe menaxhim të sëmundjeve endokrine, duke ndihmuar pacientët të gjejnë ekuilibrin hormonal dhe të përmirësojnë cilësinë e jetës së tyre.

Sëmundjet që trajton Endokrinologjia

Tek Human+, ne trajtojmë një gamë të gjerë çrregullimesh hormonale, duke përfshirë

Çrregullimet e Tiroides

  • Hipotiroidizmi (funksion i ulët i tiroides) – Shkakton lodhje, shtim në peshë, lëkurë të thatë dhe ndjeshmëri ndaj të ftohtit.
  • Hipertiroidizmi (tiroidja tepër aktive) – Shkakton humbje peshe të pashpjeguar, nervozizëm, rrahje të shpejta të zemrës dhe djersitje të tepërt.
  • Tiroiditi Hashimoto – Një sëmundje autoimune që shkakton inflamacion të tiroides dhe mund të çojë në hipotiroidizëm.
  • Gusha dhe nodujt tiroide – Zmadhimi i tiroides ose prania e nodujve që kërkojnë vlerësim dhe monitorim të rregullt.

Diabeti dhe Çrregullimet e Sheqerit në Gjak

  • Diabeti i Tipit 1 – Një sëmundje autoimune ku trupi ndalon prodhimin e insulinës.
  • Diabeti i Tipit 2 – Ndikon në mënyrën se si trupi përdor insulinën dhe lidhet shpesh me obezitetin dhe stilin e jetesës.
  • Rezistenca ndaj insulinës dhe sindroma metabolike – Faktorë të rrezikut që çojnë në
    diabet dhe probleme kardiovaskulare.
  • Hipoglikemia dhe hiperglikemia – Nivele shumë të ulëta ose shumë të larta të sheqerit në gjak që mund të shkaktojnë probleme serioze shëndetësore.

Çrregullimet e Peshës dhe Metabolizmit

  • Obeziteti dhe sindroma metabolike – Ndihmë për menaxhimin e peshës dhe reduktimin e rreziqeve shëndetësore.
  • Hiperkolesterolemia dhe trigliceridet e larta – Probleme që ndikojnë në zemër dhe enët e gjakut.

Çrregullimet e Gjëndrës Hipofizare dhe Adrenale

  • Sëmundja e Cushing-it – Prodhimi i tepërt i kortizolit që shkakton shtim në peshë, hipertension dhe ndryshime të humorit.
  • Sëmundja e Addison-it – Një mungesë e kortizolit dhe aldosteronit që mund të çojë në lodhje ekstreme dhe humbje peshe.
  • Tumoret e hipofizës – Shkaktojnë çrregullime hormonale dhe ndryshime të humorit, shtimit ose humbjes së peshës.

Probleme të Hormoneve Seksuale dhe Riprodhimit

  • Sindroma e vezoreve policistike (PCOS) – Shkakton çrregullime të ciklit menstrual, infertilitet dhe rritje të peshës.
  • Menopauza dhe andropauza – Ndryshimet hormonale që ndodhin me kalimin e moshës.
  • Testosteroni i ulët dhe disfunksioni erektil – Probleme që ndikojnë në shëndetin mashkullor dhe cilësinë e jetës.

Analizat e disponueshme

Testet dhe Diagnostikimi në Endokrinologji

Pse është e Rëndësishme të Kujdesemi për Hormonet?

Hormonet ndikojnë çdo aspekt të jetës sonë, nga energjia e përditshme, pesha, humori, deri te shëndeti i zemrës dhe funksionet riprodhuese. Një çekuilibër hormonal mund të

Orari i punës

Shikoni orët tona të punës më poshtë dhe caktoni takimin tuaj sipas lehtësisë suaj.

E hëne – E premte

07:30 – 19:00

E shtune

08:00 – 16:00

E diel

Mbyllur

Cakto terminin tënd