Politikat e Privatësisë

Përditësuar më: 03.03.2025 Human+, privatësia dhe siguria e të dhënave tuaja janë prioriteti ynë. Kjo politikë përshkruan mënyrën se si mbledhim, përdorim, ruajmë dhe mbrojmë informacionin tuaj personal.

1. Çfarë informacioni mbledhim?

Ne mbledhim të dhëna personale kur:
  • Regjistroheni për një shërbim ose konsultë.
  • Plotësoni formularë në faqen tonë ose aplikoni për analiza.
  • Përdorni shërbimet tona online dhe na kontaktoni.
Këto të dhëna përfshijnë:
  • Informacion personal: Emër, mbiemër, datëlindje, numër telefoni, email.
  • Të dhëna mjekësore: Historiku shëndetësor dhe rezultatet e analizave.
  • Informacione teknike: IP, pajisja që përdorni, cookies për analizën e përdorimit të faqes.

2. Pse mbledhim të dhënat tuaja?

  • Për të ofruar shërbime të personalizuara në bazë të nevojave tuaja shëndetësore.
  • Për të përmirësuar përvojën tuaj në platformën tonë.
  • Për të përmbushur detyrimet ligjore dhe rregullative në fushën e shëndetësisë.

3. Si i mbrojmë të dhënat tuaja?

  • Të dhënat ruhen në sisteme të sigurta dhe të enkriptuara.
  • Vetëm personeli i autorizuar ka qasje në informacionin tuaj.
  • Nuk ndajmë të dhënat tuaja me palë të treta pa pëlqimin tuaj, përveç rasteve të kërkuara me ligj.

4. Të drejtat tuaja mbi të dhënat personale

  • E drejta për qasje – Mund të kërkoni një kopje të të dhënave tuaja.
  • E drejta për korrigjim – Mund të përditësoni ose korrigjoni informacionin tuaj.
  • E drejta për fshirje – Keni të drejtë të kërkoni fshirjen e të dhënave, përveç rasteve kur ruajtja është e detyruar me ligj.
  • E drejta për kundërshtim dhe kufizim – Mund të refuzoni përpunimin e të dhënave tuaja për marketing.

5. Sa kohë i ruajmë të dhënat?

Të dhënat ruhen vetëm për kohën e nevojshme për ofrimin e shërbimeve ose sipas kërkesave ligjore.

6. Si mund të na kontaktoni?

Nëse keni pyetje ose dëshironi të ushtroni të drejtat tuaja, na kontaktoni duke klikuar këtu.