Gjinekologji

Human+ , e kuptojmë që shëndeti gjinekologjik është një aspekt thelbësor i mirëqenies së përgjithshme të një gruaje. Që nga viti 2011, kemi ndihmuar mijëra paciente me shërbime të specializuara gjinekologjike, duke u ofruar kontrolle të rregullta, diagnostikime të avancuara dhe trajtime efektive.

Shëndeti riprodhues nuk ka të bëjë vetëm me shtatzëninë—ai përfshin çrregullime hormonale, sëmundje të mitrës dhe vezoreve, infeksione, dhe probleme Onkologjike dhe çështje të fertilitetit. Çdo grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj duke kryer kontrolle të rregullta dhe duke reaguar ndaj çdo ndryshimi në trupin e saj.

Nëse përjetoni dhimbje të forta menstruale, cikël të çrregullt, gjakderdhje të pazakontë ose shqetësime gjatë marrëdhënieve seksuale, është e rëndësishme të konsultoheni me një gjinekolog sa më shpejt.

Shërbimet tona gjinekologjike

Kontrolle rutinë gjinekologjike

Vizita të rregullta për të monitoruar shëndetin tuaj riprodhues dhe për të parandaluar problemet para se të bëhen serioze.

Papanikolau (Pap Test) & Kolposkopia

Teste të rëndësishme për zbulimin e hershëm të qelizave kancerogjene në qafën e mitrës dhe diagnostikimin e infeksioneve të ndryshme.

Ekografi transvaginale dhe abdominale

Analizë me ultratinguj për vlerësimin e mitrës, vezoreve dhe endometrit, për të zbuluar ciste, mioma apo çrregullime të tjera.

Trajtimi i infeksioneve gjinekologjike dhe seksualisht të transmetueshme (IST)

Diagnostikimi dhe trajtimi i kandidiazës, vaginozës bakteriale, klamidias, gonorresë, herpesit gjenital, HPV-së dhe më shumë.

Menaxhimi i çrregullimeve menstruale dhe hormonale

Nëse keni cikël të parregullt, dhimbje të forta menstruale, sindromën e vezoreve policistike (PCOS) apo simptoma të menopauzës, ne ju ndihmojmë me trajtime të personalizuara.

Testet dhe trajtimi për infertilitetin

Analiza të avancuara për të zbuluar shkaqet e infertilitetit dhe opsione trajtimi për gratë që dëshirojnë të mbeten shtatzënë.

Monitorimi dhe kujdesi gjatë shtatzënisë

Kontroll i rregullt i zhvillimit të bebit, ekografi, teste laboratorike dhe këshillim për një shtatzëni të shëndetshme.

Menaxhimi i sindromës premenstruale dhe menopauzës

Zgjidhje për ankthin, luhatjet hormonale, djersitjet e natës dhe çrregullimet e gjumit gjatë periudhës së menopauzës.

Testet laboratorike për shëndetin gjinekologjik

Testi i hormoneve femërore, testi i funksionit të vezoreve, testi i HPV-së, analiza të infeksioneve Urogjenitale.

Analizat e disponueshme

Pse janë të rëndësishme vizitat gjinekologjike?

Shumë probleme gjinekologjike zhvillohen në mënyrë të heshtur dhe nuk shfaqin simptoma të menjëhershme. Kontrolli i rregullt mund të parandalojë dhe zbulojë probleme serioze si kanceri i qafës së mitrës, çrregullimet hormonale, infeksionet dhe infertiliteti.

Fakte dhe këshilla për shëndetin gjinekologjik

Pse janë të rëndësishme këto analiza?

Orari i punës

Shikoni orët tona të punës më poshtë dhe caktoni takimin tuaj sipas lehtësisë suaj.

E hëne – E premte

07:30 – 19:00

E shtune

08:00 – 16:00

E diel

Mbyllur

Cakto terminin tënd