Pediatri
Çdo prind dëshiron më të mirën për fëmijën e tij, dhe ne jemi këtu për ta ndihmuar në çdo hap!
Shërbimet tona Pediatrike
Vizita rutinë pediatrike & monitorimi i rritjes
Kontroll i rregullt i peshës, gjatësisë, zhvillimit motorik dhe kognitiv, për të siguruar një rritje të shëndetshme.
Diagnostikimi dhe trajtimi i sëmundjeve akute & kronike
Kujdes profesional për gripin, infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes, alergjitë, infeksionet urinare, sëmundjet gastrointestinale dhe te tjera.
Testet laboratorike pediatrike
Analizat e gjakut, testet për alergji, intolerancë ushqimore, deficitet vitaminike dhe ekuilibrin hormonal të fëmijës.
Kujdes i specializuar për të sapolindurit & këshillim për prindërit
Mbështetje për ushqyerjen me gji, rregullimin e gjumit, shenjat e zhvillimit dhe çfarë të presin në muajt e parë të jetës.
Trajtimi i problemeve gastrointestinale dhe intolerancës ushqimore
Teste dhe trajtime për refluksin, intolerancën ndaj laktozës, celiakin dhe problemet tjera me tretjen.
Probleme dermatologjike pediatrike
Trajtim për ekzema, skuqje të lëkurës, alergji dermatologjike dhe infeksione të lëkurës.
Probleme të sjelljes dhe zhvillimit
Këshillim për vështirësi në të folur, çrregullime të vëmendjes (ADHD), autizëm dhe vonesa në zhvillim.
Kujdes urgjent pediatrik
Ndihmë për temperaturë të lartë, probleme me frymëmarrjen, lëndime dhe situata të tjera urgjente.
Analizat e disponueshme
- Paneli i anemisë për fëmijë
- Testi i intolerancës ushqimore për fëmijë
- Testet për alergjitë pediatrike
- Analizat e vitaminave (Vitamin D, Vitamin B12)
- Ekzaminimi i feçes për parazitë
- Ekografia abdominale pediatrike
- Testi i metabolizmit për sëmundjet e lindura
Pse janë të rëndësishme vizitat pediatrike?
Kontrollet pediatrike ndihmojnë në zbulimin e hershëm të problemeve shëndetësore, parandalimin e sëmundjeve dhe sigurimin e një zhvillimi optimal.
- Monitorimi i rritjes dhe zhvillimit – Siguron që fëmija juaj po zhvillohet siç duhet dhe merr mbështetjen e nevojshme.
- Ushqyerja dhe tretja – Shumë fëmijë përballen me alergji ushqimore ose intolerancë ndaj ushqimeve të caktuara, dhe ne ndihmojmë me diagnostikim dhe këshillim.
Fakte dhe Këshilla për Kujdesin Pediatrik
- Gjatë vitit të parë, një foshnjë duhet të kryejë të paktën 6 kontrolle pediatrike për të siguruar që rritja dhe zhvillimi po ecin siç duhet.
- Ushqyerja e shëndetshme fillon nga lindja! Ushqimet e pasura me hekur, kalcium dhe vitamina ndihmojnë në zhvillimin e kockave dhe trurit.
- Fëmijët preken nga virozat më shpesh se të rriturit! Një fëmijë mund të ketë deri në 8-10 infeksione të rrugëve të frymëmarrjes në vit.
- Temperatura mbi 38°C tek foshnjat nën 3 muaj kërkon kujdes të menjëhershëm mjekësor!
Orari i punës
Shikoni orët tona të punës më poshtë dhe caktoni takimin tuaj sipas lehtësisë suaj.
E hëne – E premte
07:30 – 19:00
E shtune
08:00 – 16:00
E diel
Mbyllur